Diellza Krasniqi është stilistja kosovare që ka marrë pjesë këtë vit në një nga sfilatat më të rëndësishme të modës që mbahet përvit në qytetin Harbin të Kinës.
Ajo prezantoi koleksionin e saj “Galaxy Dresses”, i cili përbëhet nga plot 30 fustane unike dhe të bukura, ku ka lënë një përshtypje të mirë tek organizatorët, të cilët kanë vlerësuar nivelin artistik dhe kanë siguruar pjesëmarrjen e saj edhe në vitet në vazhdim në këtë event.
Java e modës në Harbin është mbajtur nga data 12 deri më 17 janar, ndërsa koleksioni “Galaxy” është prezantuar me 16 janar.
Diellza është stilistja e parë nga Kosova që ka qenë pjesë e këtij eventi, ku mblidhen rreth 130 stilistë nga 46 vende nga e gjitë bota.
“Dejzi’s Dresses” njihet në fushën e modës për dizenjot “mbretërore”, duke marrë vëmendjen e shumë fansave nga e gjithë bota. Klientët e kësaj marke janë nga Evropa, Arabia Saudite, Australi e shumë shtete të tjera.
Me këtë prezantim Dejzi’s Dresses ka hapur dyert për shumë bashkëpunime edhe në kontinentin aziatik.