Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell për publikun filmin “Oriz i hidhur” një kryevepër të kinematografisë italiane.
Një prodhim që i takon vitit 1949 dhe mban emrin e një prej regjisorëve të njohur italianë, pjesë e fondit që më parë nuk është shfaqur për publikun. Mbrëmjen e së mërkurës nga fondi i arkivit këtë herë do të jetë filmi i regjisorit Giuseppe De Santis në kinema “Agimi”.
Filmi do të jetë në kinema ”Agimi” me titra në gjuhën shqipe, një punë që është bërë nga vetë AQSHF dhe vjen për publikun më datë 20 shkurt ora 19:00.