Emilia, 25 prill 1945. Në fshatrat e Parma-s partizanë kapin fashistët e fundit; një djalë mban në shënjestër pronarin e pasur të tokave Alfredo Berlinghieri. Me një kalim në kohë ngjarjet spostohen në vitin 1900, viti i lindjes së Alfredos, trashëgimtarit të ardhshëm të pasurisë së babait të tij dhe të Olmo Dalçò, biri i një fshati që punon me familjen Berlinghieri. Të dy, gjatë rritjes, lidhen shumë fort me njëri-tjetrin, pavarësisht prej sfondit të ndryshëm shoqëror dhe ngjarjeve historike që tentojnë t’i distancojnë ata: së pari shërbimi ushtarak që i cakton ata në reparte të ndryshme gjatë Luftës së Madhe, pastaj ardhja e regjimit fashist që favorizon pronarët e tokave duke shkaktuar rebelimin e fshatarëve …
Filmi do të jepet më 20 shkurt ora 18:30 tek Pallati i Kulturës. Hyrja është e lirë.