Shfaqja e filmit “L’Armée des ombres” nga Jean-Pierre Melville
Cikli “njëqindvjetori Melville”
Organizuar nga: Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Instituti Francez
(1969 – 2:30 – policesk dhe aksion – në frëngjisht me titra në anglisht)
Përshkrim: Një rrjet qëndrestarësh në Francën e pushtuar. Zanatçinj, borgjezë të mëdhenj, tortura dhe tradhëti: e përditshmja heroike dhe e përgjakshme e “ushtarëve në hije”. I frymëzuar nga romani i Joseph Kessel, Melville rikrijon rininë e tij në një film monument.