Platforma online e librit shqip, Bukinist.al prezanton fituesin e vendit të parë të prozës shqipe, botuar gjatë vitit 2018, në mbyllje të votimeve që u bënë online. Autori Brajan Sukaj do të flasë për romanin e tij “Ciklopi”, i cili vjet mori trofeun edhe në Panairin e Librit Tirana 2018. Ai do të flasë me drejtuesin e librarisë online, Albert Gjoka për librin e tij, prozën shqipe sot, raportin me lexuesin dhe planet e tij letrare në të ardhmen.
Të gjithë fituesit e çmimeve letrare në kategoritë: Romani shqip, romani i përkthyer, poezia shqipe, libri për fëmijë, libri non-fiction dhe zhvillimi personal i gjeni tek linku: https://bukinist.al/sq/317-cmimet-bukinist-2018