Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” rikthehet me edicionin e XVIII

29 dhe 30 Mars, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

Më datat 29 dhe 30 Mars, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbahet edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja.”

16 të rinj të talentuar nga katër kontinente do të konkurrojnë me ariet me të bukura dhe repertorin e legjendave të këngës. Si juri do të shërbejnë drejtorët e teatrove më të njohur europianë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).