Edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të zhvillohet në 25-29 maj 2018, në qytetin e New York.
Të gjithë producentët që kanë prodhuar filma me metrazh të gjatë, të shkurtër, si edhe dokumentar në këto 3 vite, janë të lirë për të aplikuar që të jenë pjesë e këtij festivali.
Misioni i këtij festivali është promovimi dhe zhvillimi i kinemasë botërore dhe autorëve të huaj.
Në edicionin e këtij viti do të ndahen 8 çmime për fituesit e kategorive të mëposhtme:
Best Feature Film (Filmi më i mirë me metrazh të gjatë)
Best Short Film (Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër)
Best Feature Documentary Film (Dokumentari më i mirë)
Best Short Documentary Film (Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër)
Best Actor Award (Aktori më i mirë)
Best Actress Award (Aktorja më e mirë)
Production Award (Produksioni më i mirë)
Best Photography Award (Fotografia më e mirë)
Aplikimet janë të hapura deri në muaj prill 2018.
Aplikoni këtu.