Art & Kulturë

Festat e Nëntorit; Shqiptarët rezervojnë në vende ekzotike

Festat Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, si çdo vit, do t’i gjejnë jashtë kufijve shqiptarët. Këtë herë edhe më shumë, pasi këto dy ditë, e enjte dhe e premte, bashkë më fundjavën, përkthehen në 4 ditë pushimi, të paktën për punonjësit e institucioneve dhe për një pjese të kompanive private.
Kjo rastësi e këndshme, ka bërë që në Agjencitë turistike të kenë një fluks kërkesash për udhëtime, jo vetëm brenda Europës apo vendeve të rajonit, por edhe në vende të largëta, drejt kontinenteve të tjera. Risia këtë nëntor janë vende ekzotike. Në të kundërt, më patriotë janë shtetasit nga Kosova, që kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri dhe kanë prenotuar tashmë hotelet në Durrës.

Një pjesë e madhe kanë preferuar që planet t’i bëjnë më herët duke rezervuar kështu me cmime më të ulëta, ndërkohe agjencitë kanë bere oferta të përshtatshme, per te kenaqur preferencat e klienteve te tyre.

Operatorët turistikë thonë se cmimet variojnë nga 30 euro deri në 1400 euro. Ndërsa ka larmi, për udhëtimet me autobuz.

Duke e konsideruar aeroportin “Nene Tereza” si të shtrenjtë për shkak të çmimeve të larta të biletave, sipas agjencive pjesa më e madhe kanë preferuar të zgjedhin fluturimet nga Shkupi, Ohri e Prishtina për udhëtimet indivduale.

Por, ky vit ka shfaqur edhe një tendencë të re. Teksa një pjesë e shqiptarëve udhëtojnë në vende ekzotike, shqiptarët e Kosovës kanë preferuar Durrësin për të kaluar këto 4 ditë pushimi.
atriotët, të cilët kthehen të dielën në mbrëmje, duke shfrytëzuar maksimalisht pushimin, urimin për pavarësinë do të na e sjellin vetëm përmes rrjeteve sociale./Monitor.al/

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).