Art & Kulturë

“Ecje nën Gjurmët e Çlirimtarëve”

Në vitin jubilar të 75 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit festohet ndryshe duke ecur nën gjurmët e partizanëve.

Me ndihmën e aplikacionit Tirana Im Outdoor do të shenjohet shtegun nga Memoriali Debatik – Kodrat e Lapidarit të Saukut.

Lapidari i Saukut jo vetëm ka një rëndësi historike, monument i memories së Luftës së Dytë Botërore, por fushëpamja nga pika ku ai është vendosur është ndër peisazhet më të bukura të Tiranës. Vitet e fundit, rëndom, Kodra e Saukut është kthyer në një itinerar për amatorët e çiklizmit. Është një tur i cili shkon përgjatë rrugës automobilistike dhe ngjitja deri tek lapidari mund të bëhet me biçikletë ose me këmbë.

Për më shumë informacion: https://aprtirana.al/shkarko-aplikacionin-tio/

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).