Këta mini-kek me sallam dhe djathë parmixhano padyshim do të kthehen në të preferuarit tuaj
Përbërësit
100 gr sallam (turist “Tona”)
250 gr miell i tipit 00
1 pako pluhur pjekës
2 vezë
100 ml qumësht
50 gr djathë parmixhano
60 gr ullinj
Përgatitja
1. Në fillim prisni sallamin në pjesë të vogla. Më pas në një enë shtoni miellin, pluhurin pjekës, vezët, qumështin dhe i trazoni mirë.
2. Tani shtoni parmixhanon, sallamin dhe ullinjtë. E përzieni edhe njëherë mirë masën.
3. Lyeni format e muffins me pak gjalpë. Vendosni me kujdes tek secila masën që përgatitët. Vendosni tek secila pak mozarela dhe përsëri vendosni një shtresë tjetërnga brumi.
4. E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Muffins e kripur janë gati për tu shijuar!