Art & Kulturë

Foto nga Festa e Birrës në Korçë

Korça mirëpriti mbrëmjen e djeshme natën e parë të Festës së Birrës, eventi më i madh festiv veror.

Në mbrëmjen e parë të Festës së Birrës pjesëmarrësit e shumtë në Pazarin e Vjetër shijuan një atmosferë festive duke u argëtuar nën ritmet e muzikës me njëri-tjetrin dhe duke shijuar gatimet tradicionale nën trokitjen e gotave të birrës.

Gjatë pesë netëve festive publiku do shijoj në 2 skena, emrat më në zë të muzikës dhe shumë surpriza.

Gjatë ditës pjesëmarrësit mund të vizitojnë atraksionet e qytetit ndërsa në mbrëmje ata do shijojnë festën te Pazari i Vjetër dhe sheshi para stadiumit “Skënderbeu”.

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në traditë, është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket tërheqjes së vizitorëve, ndërsa nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).