Festa e Lakrorit organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë me qëllim gjallërimin e jetës turistike si edhe ruajtjen e traditës së gatimit tradicional edhe në atraksionet turistike që i bashkohen qytetit të Korçës. Gjatë festës, amvisat demonstrojnë përgatitjen e lakrorit para syve kureshtarë të vizitorëve që mezi presin të shijojnë lakrorin e sapopjekur në saç. Gjatë gjithë aktivitetit, nuk mungojnë edhe tingujt e serenatave korçare, duke gjallëruar akoma më shumë atmosferën festive.
Festa e Lakrorit në Korçë, pjesë e festimeve të verës
Prev Post
Bëje për detin!
Next Post
Dokufest, Tirana