Art & Kulturë

“Festa e Amantias”, qyteti i lashtë tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj

Si çdo vit, në stadiumin antik të parkut arkeologjik të Amantias, Vlorë, u zhvillua këtë fundjavë festa e këtij qyteti të lashtë, që tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve vendas,por edhe turistëve të huaj.

Në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë dhe kryesia e fshatit Ploçë grupe folklorike dhe artistë të zonave të ndryshme të Labërisë sollën larmi vlerash të trashëgimisë kulturore të pasur të kësaj zone.

Aktiviteteve festive ju bashkëlidh dhe aktiviteti sportiv “Kupa e Amantias”, ku morën pjesë ekipet amatore të futbollit të zonave të bashkive Vlorë, Selenicë dhe Tepelenë.

Amantia ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).