Ju ftojmë në një histori të mrekullueshme. Një histori aspak si të tjerat , një histori që flet për guximin, dashurinë dhe mbi të gjitha për miqësinë. Kjo është historia e Ferdinandit, një Dem i vogël me zemër të madhe, një dem që nuk i pëlqen të ndeshet por i pëlqejnë lulet.
Kur Ferdinandin e ngatërrojnë me për një bishë të frikshme, e kthejnë në fermën e demave.
A do mundet ai të kthehet në shtëpi dhe të ndryshojë gjërat një herë e përgjithmonë?
Një histori plot aventura, aksion dhe ritëm. Personazhe fantastike, në rrethana të jashtëzakonshme.
Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.