Art & Kulturë

Mendjet e vockla

Rreg dhe Ullsi janë dy vogëlush që jetojnë mes rrregullave, disiplinës dhe korrektësisë absolute. Por ja që një ditë, në shtëpinë e tyre jashtëzakonisht të pastër, u vjen për vizitë një zotrush i veçantë nga qyteti “Kotësia e Kotë” dhe pikërisht nga lagjja që ndodhet m’u në qendër të qytetit që quhet “Lagjja e Budallenjve”. Ai është aq i çuditshëm saqë ecën mbrapsht, flet mbrapsht, ushqehet mbrapsht, fle mbrapsht, mendon mbrapsht, por sidomos bën një qejf të paparë mbrapsht. Kjo krijesë e këndshme dhe mjaft argëtuese, edhe pse paksa e mbrapsht, shoqërohet me ardhjen e dy super ëmbëlsirave nga “Lagjja e Sheqerit”, të cilat thyejnë dietën ushqimore të fëmijëve. Gjithashtu edhe Zonja Loloja, që vjen nga “Lagjja e Lojrave”, e cila është aq e zonja saqë organizon lojra gjatë gjithë ditës. Mes lojrave të pafundme, rrëmujës dhe thyerjes së të gjitha rregullave, fëmijët arrijnë të kuptojnë gabimet e tyre.

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).