Një shfaqje e re për fëmijët vjen këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Fëmija që shpëtoi botën” me regji nga Sara Smaja e kostumografe Sofi Kara, do të ngjitet në këtë teatër më 17 & 18 mars.
Kjo shfaqje është një muzikal që na tregon historinë e një fëmije nga viti 2099 dhe se si ai shpëton planetin tonë.
Me aktorët Blendi Arifi, Lorena Qerimi, Kristiana Dodaj, Ermal Rodi dhe Kriks Dumo, kjo shfaqje është për fëmijët e moshës +6 deri më 13 vjeç. Mos e humbisni, më 10:30 të shtunën e të dielën!