FemArt, hapen kandidaturat për edicionin e rradhës

FemArt, Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve, ka hapur zyrtarisht aplikimet për të gjithë pjesëmarrëset që duan të bëhen pjesë e edicionit të 6-të të këtij festivali.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura nga data 6 shkurt deri më 30 mars 2018, ku deri më tani me qindra artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni e bota, kanë aplikuar në këtë festival që zhvillohet në Prishtinë, Kosovë.

FemArt është festivali i parë feminist dhe i vetmi në Kosovë, e rrjedhimisht më i madhi në rajonin e Ballkanit, i cili që prej 4 vitesh ka bashkuar artiste dhe aktiviste nga mbarë bota që promovojnë veprat e tyre.

Ky festival do të mbahet në datat 25-30 maj 2018 në Prishtinë dhe organizohet nga Qendra për Art dhe Komunitet “Artopolis”.

Artistet e ndryshme prezantojnë në këtë festival punët e tyre të shumëllojshme nëpërmjet produksioneve artistike të ndryshme, si: Shfaqje Teatrale, film dokumentar, film me metrazh të shkurtër, lexime skenike, art visual, ekspozita, performanca, koncerte, promovime librash, ligjërata dhe vendosjen e paneleve të diskutimeve e prezantime të ndryshme në formën e artit.

Forma e aplikimit:

https://docs.google.com/forms/d/1CNwLudJXJOEfvmnQkkRSt4HC4ezWaq_FmXq2EdiTSf0/viewform?edit_requested=true

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).