Art & Kulturë

Femal Cycling drejt Pezës

Vendi i Takimit: Kompleksi Delijorgji.

Data: 22.02.2020
Ora: 09:00

Do mblidhemi prej ores 09:00 – 09:30 tek kompleksi Delijorgji, Rruga e Kavajes, perballe me supermarket Conad, ku mund te merrni edhe disa ushqime energjike per piknik.

Rruga deri ne Peze eshte e asfaltuar dhe e gjate 17km, por do ecim ngadale edhe me shume kujdes prej makinave, sidomos pjesa e Kombinatit. Do keni dy shoqeruese kryesore, nje ne fillim per vajzat me te shpejta, dhe nje ne fund per fillestaret.

Pasi te mberrijme ne Peze, do pushojme pak tek nji nga lokalet e zones (kemi menduar Il Paese, pasi na duhen edhe foto te bukura per rrjetet tona sociale ). Ketu do jete momenti ku te gjitha sebashku do vendosim nese do vizitojme edhe liqenin e Fjolles dhe Kalane e Dorezit te ndodhura shume prane Pezes ne nje distance ekstra prej 7 km.

Kthimi ne Tirane do te jete rreth ores 13:30, por opsionet jane gjithmone te hapura, jemi te gjitha bashke ne kete xhiro. Do bejme foto, do ndajme eksperiencat tona dhe do njohim njera tjetren me mire.

Duke qene se FEMAL eshte nje komunitet i krijuar vetem prej dashurise per bicikleten, ky organizim eshte FALAS.

Ne rast se ju duhen bicikleta me qera, na kontaktoni ne mesazh per t’ju drejtuar ne pika ku mund te gjeni.

Keshilla per veshjen dhe se cfare duhet te keni me vete.
1. Cante Shpine
2. Kepuce te pershtatshme edhe per ecje nese deshironi te shkoni deri tek Kalaja e Dorzit.
3. Rroba shtese per tu nderruar (Just in Case)
4. Helmete, syze dielli dhe kapele
5. Uje (Ju lutem te keni shishe shumeperdorimshe, sepse ne kujdesemi per natyren, apo jo?!)
6. Krem Dielli
7. Ushqime energjike per vete edhe per te tjerat
8. Fruta te thata

Regjistrohuni ne linkun e eventit.

KUJDES: Rreziqet prej ketij udhetimi jane personale, dhe kerkohet vemendje dhe pergjegjesi nga cdo vajze per te ruajtur veten dhe pjesetaret e tjera te grupit.
Femal Cyclers nuk merr pergjegjesi ne rast te lendimeve gjate udhetimit dhe ju keni te drejten e plote per tu larguar ne cdo moment pasi te na keni vendosur ne dijeni organizatoret.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).