Në vitin jubilar të Tiranës 100 vite Kryeqytet nuk mund t’i mungonte listës së aktiviteteve dhe njohja me traditën e zakonet tironse. Të premten në ora 11:00, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të sjellë aktivitetin “Lule t’bukura ka Tirona” në një nga lagjet historike të qytetit. Për një ditë, “Rruga e Mimozave” do të risjellë kohët e shkuara me panairin e luleve tradicionale të Kryeqytetit, ekspozitën e skicave të shtëpive karakteristike punuar nga arkitekti Andi Papastefani dhe këngëve qytetase, sjellë mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Tirana.
Lule t’Bukra ka Tirona
Prev Post
Ekspozita e punimeve artizanale bën
Next Post
Femal Cycling drejt Pezës