Kopshti Zoologjik i Tiranës do t’i nënshtrohet një projekti transformues, që do të konsistojë në rikonceptimin e Kopshtit për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty, si dhe kushtet e punës për kujdestarët. Këto ndahen në disa kategori ku të parashikohet riorganizimi i hapësirave për kafshët dhe punonjësit, vendosja e ndriçimit rrugor dhe rrjeti i linjave rezervë për internet telefoninë, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura, trajtimin e hapësirave të gjelbërta dhe plotësimi me elemente të mobilimit urban (stola, kosha të vegjël), si dhe krijimi hapësirave për pushim, argëtim e piknik.
