Art & Kulturë

Facebook rikthen një nga opsionet më të përdorura, por të përditësuar…

Opsioni “Poke” është prezantuar nga Facebook këtu e disa vite më parë e, ndonëse mund të mos ta keni vënë re kohët e fundit, ai ka qenë gjithmonë aty, duke pritur të përdorej.

Tashmë Facebook e ka përditësuar këtë opsion. Nëpërmjet tij, përveç ngacmimeve, ju mund t’i dërgoni miqve tuaj një përshëndetje, përqafim e madje edhe një shkelje syri. Për ta përdorur këtë opsion, do të duhet të mbani të shtypur për disa sekonda butonin “Poke” dhe më pas mund të zgjidhni nga alternativat që paraqiten, njësoj siç bëhet me butonin “Like”.

Ju do e gjeni shumë lehtë vendndodhjen e këtij opsioni, pasi ai është vendosur në profilin e një personi, ngjitur me butonin e mesazhit.

Facebook ka njoftuar se këto opsione po testohen në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Kanada, Kolumbi, Francë dhe Tajlandë, e që së shpejti do vijnë dhe për të gjithë përdoruesit e tjerë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).