Ju pëlqejnë qerpikët fallco, por e keni inat kur duhet t’i ngjisni sepse mund të bien shpejt? Tashmë zgjidhja e problemit tuaj është këtu: Qerpikët fallco magnetik janë risia e vitit!
Me pak fjalë, ata janë qerpikë fallco që ngjiten magnetikisht tek qerpikët tuaj natyral. Secila prej tyre vjen me nga dy copë për një sy: Një pjesë e qerpikut magnetik vendoset në pjesën e sipërme të syrit dhe një në pjesën e poshtme, me qëllim që të tërhiqen të dyja prej njëra –tjetrës dhe të fiksohen në sy.

Vajza në foto ka vendosur qerpikët magnetikë fallco
Ky koncept ishte prezantuar më parë në rrjetet sociale, por ishte e pamundur që t’i blije. Ka qenë kompania Lash që nxorri në treg në Britani, Lash FX Magnetise Magnetic Eye Lashes me një çmim prej 18.95 paund. Ato mund të blihen edhe online.
Lash FX Magnetise vijnë në 4 forma të ndryshme, emrat e të cilave, janë të inspiruara nga modele të famshme: Bella, Megan, Gidi & Rosie.