Art & Kulturë

Facebook ndryshon përmbajtjen e tij, Zuckerberg humb 3.3 miliard dollar si pasojë

Më 11 janar, Facebook filloi të bënte disa ndryshime në mënyrën se si shfaqen postimet dhe videot e ndryshme të përdoruesve në News Feed/ Kryefaqe.

Mark Zuckerberg ka deklaruar se ndryshimi i filtrave në Facebook do të bëhet me qëllim për të nxjerrë në pah postimet e miqve dhe familjarëve, duke reduktuar postimet e sponsorizuara nga kompani të ndryshme.

Vendimi ka sjellë që kompani, media e marka të ndryshme, të shprehin pakënaqësinë  e tyre dhe të tërheqin shpenzimet e bëra në Facebook, duke i shkaktuar Zuckerberg një humbje në fitime prej 3.3 miliard dollar.

Ky ndryshim vjen pas vitesh prioriteti që Facebook, por edhe Instagram, i kanë dhënë materialeve të përzgjedhura nga algoritmet si më interesantet. Megjithatë, sipas Zuckerberg, reklamimi që bëhet nga markat në rrjetin social, nuk do të preket.

Me anë të këtij përditësimi, stafi i Facebook po përpiqet të hedh pas krahëve akuzat se sponsorizon lajmet e rrema dhe të rrisë përdorimin e aplikacionit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).