Sot në orën 19:00 do të dalin në shitje biletat e para për Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion 2019.
Bileta më e lirë për në Eurovizion është 72 euro, ndërsa më e shtrenjta shkon deri në 500 euro.
Expo Tel Aviv është hapësira ku mbahet festivali këtë vit, në Izrael, në 14,16 dhe 18 maj, kjo e fundit edhe finalja e madhe e këtij viti, i cili po përshkohet nga disa zhvillime dramatike si largimi i Ukrainës për shkak të problemeve politike me Rusinë.
Shqipëria këtë vit në Eurovizion përfaqësohet me Jonida Maliqin.