ETIBAR ASADLI TRIO – Të shtunën, dt. 23 Shkurt në teatrin Metropol si pjesë e programit të MetroSounds – Përrallë Mesdheu.
Etibar Asadli është nje kompozitor i ri, por jashtëzakonisht i talentuar i pianos nga Azerbajxhani. Shfaqjet e tij të shumta në Festivalin e Jazz-it në Baku 2008-2013 dhe shfaqjet e tij të ndryshme në festivalet më të rëndesishme botërore si Montreux Jazz Festival, Jazzy Colors Festival, Les 2 Mondes Festival, Ethno Jazz Festival në Ukrainë, Alanya Jazz Festival kanë lënë shenjën e tyre. Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, jazz-i i tij etnik mbetet i ndikuar fuqishëm nga kultura orientale ku Etibar përzien tingujt akustikë dhe elektronikë.
Etibar Asadli u transferua në Paris në 2015 nga ku vazhdon karrierën e tij duke performuar në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.