Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho, është kandiduar për çmimin e zërit më të mirë në International Opera Awards.
Ky festival konsiderohet si Oscar i operës dhe sopranoja shqiptare e ka fituar njëherë këtë çmim si këngëtare lirike në vitin 2016. Suksesi i saj në 2017 ka bërë që ajo të nominohej sërish në këtë festival.
Jaho është nominuar përkrah emrave të famshëm të operës botërore, si: Carmen, Gianattasio, Barbara Hannigan, Hui He, Malin Bystrom dhe Eva Maria Westbroek.
Kjo ceremoni do të mbahet më 9 prill në Londër, ku do të ndahen edhe çmimet ndërkombëtare të operës. Ndërkohë, axhenda e Ermonela Jahos për 2018 është e pasur me shfaqje në teatrot më të mëdha të botës. Ajo po përgatitet për debutimin e saj në Pekin përkrah legjendarit Plaçido Domingo.