Vjosa e parë nga lentja e 7 fotografëve shqiptar dhe të huaj vjen në një ekspozitë për të gjithë.
Vjosa e parë nga lentja e Roland Tasho, Nick St. Oegger, Roland Dorozhani, Robert Hackman, Adrian Guri, Gregor Subic dhe Artan Rama, vjen në një ekspozitë me foto ku pasqyrohen vlerat natyrore, peziazhi i mrekullueshëm, jetesa e komuniteteve, biodiversiteti si dhe kërcënimi që i kanoset lumit të fundit të egër në Evropë.
Rreth 50 fotografi të realizuara nga 7 fotografë të huaj dhe shqiptar do të prezantohen në ekspozitën “Vjosa – perla e egër e Evropës”, e cila synon të dokumentojë bukuritë e rralla të luginës dhe të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie Evropiane.
Ekspozita do të jetë e hapur nga data 13 – 16 qershor në Muzeun Historik Kombëtar, tek salla e pullave, kati i II-të.