26-27 Nëntor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli
Komedia “A flasim për burrat” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental pas premierës në Korçë dhe një turneu në Elbasan, Vlorë e Durrës. Shfaqjet do të mbahen në 26 dhe 27 nëntor, në orën 19:00.
Komedia me regji të Andeta Radit ka në role kryesore Rozana Radin, Blerta Belliun dhe Lola Metën të cilat luajnë tre shoqe të ngushta që eksplorojnë marrëdhënien me njëra-tjetrën dhe patjetër, me burrat.