Salla e re e artit, pjesë e Bibliotekës së re të Korçës hapi dyert me ekspozitën në pikturë të nxënësve të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”, një nga më të vjetrat në qytet, vijim i Liceut francez dhe e mirënjohur për aktivitet artistike të saj.
Mësuesi i pikturës shpjegoi se me talent dhe me shumë punë, nxënësit e kësaj shkolle ia kanë dalë të spikasin kudo. “Janë 24 punime dhe janë rreth 18 piktore dhe 2 piktorë. Mendoj që kemi realizuar një ekspozitë me një nivel që tejkalon një gjimnaz të përgjithshëm. Kemi realizuar gjithashtu shumë piktura murale në shkollën tonë, rreth 18 të tilla”, u shpreh ai.