Koncerti madhor “Vienna Salutes Tirana”, i cili do të mbahet më 15 shkurt ora 19.00 në Pallatin e Kongreseve, do të çelë zyrtarisht Vitin Kulturor Austri Shqipëri në Tiranë.
Me të mrekullueshmin Ramon VARGAS, tenorin më të duartrokitur të shekullit të 21; Divën shqiptare Inva MULA; bass baritonin e Wiener Staatsoper Thomas TATZL; pianistin e talentuar Genc TUKICI; baritonin e famshem Günter HAUMER dhe sopranon magjike Vikena KAMENICA; me Violinën e parë Benjamin ZIERVOGEL dhe kuartetin ACIES – QUARTETT; yjet e baletit Enada & Gerd VASO.
Me këtë rast publikut do t’i prezantohet një program i larmishëm me kryevepra nga Mozart, J. Strauss, R. Strauss, Lehar, Brahms si dhe “Evergreens“ nga Shqipëria.
Koncerti do të vijë në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake në bashkëpunim me shoqatën “Glanz-Ing Tendler Performances” dhe mbështetjen e Bashkisë Tiranë.