Me kontributet e Luisa Perlo | kuratore e a.titolo, Torino | Brunilda Pali | studiuese në Leuven Institute of Criminology (KU Leuven)| Diana Malaj | aktiviste e ATA, Kamza |
Valentina Bonizzi – Duke gërmuar përmes arkivave dhe komuniteteve, vepra e Valentina Bonizzi thekson problemet e drejtësisë shoqërore duke zbuluar potencialin për demokratizim në ridefinimin artistik të praktikave hartografike. Puna e saj shqyrton rolin e imazhit teknik në të gjitha format e tij të zgjeruara, duke marrë parasysh politikën e kohës në lidhje me hibridin, migrimin dhe mjedisin. Disa nga filmat e saj i përgjigjen metodave shkencore për përcaktimin e shtetësisë, duke u kujdesur për ekzistencën e individit në historinë kolektive. Valentina punon me media të ndryshme si film, fotografi, arkiv, tinguj, radio dhe aktivitete performuese me muzikë dhe dialogje. Ekspozitat e përzgjedhura përfshijnë: Autostrada Biennale në Prizren, Kosovë, MAXXI, Roma, Galeria Kombëtare në Skoci, Edimburg, British School në Romë, Stills Gallery në Edimburg, Fondacioni Fotografik Modena, Cooper Gallery, Dundee. Veprat e saj janë prezantuar në institucione të ndryshme ndërkombëtare përfshirë: Akademia e Arteve në Ramallah në Palestinë, Akademie der Künste a Berlino, Cittadellarte Fondazione Pistoletto, Biella, Villa Romana në Firence dhe CCA në Glasgow. Bonizzi ka Master Kërkimor në Artet Pamore në Glasgow School of Art dhe Doktoratë nga Qendra e Arteve Pamore të Dundee.
Data: Nga E 28 Shk 2019 në P 22 M 2019
Orari: Prej 18:30 në 20:30
Organizuar nga : Galleria Zeta
Në bashkëpunim me : Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Hyrja : E lirë