Art & Kulturë

Pritje dhe Ndryshime nga Sergio Colabona/ Nesër tek Pallati i Kulturës

Dy histori të ndryshme dhe të pavarura, por të bashkuara nga e njëjta ngjarje, tronditja e jetës bashkëshortore nga shtatzania. Beatrice dhe Gianni, pavarësisht një jete të pasur pune, ëndrrojnë të kenë një fëmijë për të kurorëzuar lidhjen e tyre; por sapo gruaja mbetet shtatzënë, ndryshimet hormonale dhe ato të humorit, pritja dhe nervozizmi do të sjellin ndryshime të papritura. Megjithatë, edhe një çift tjetër, ëndërron të ketë një fëmijë. Ata janë Anna dhe Tina, të cilat e lejojnë regjizorin të trajtojë, pa rënë në stereotip, tematikën e fëmijëve në çiftet homoseksuale. Nuk do të mungojnë dhe vjehrrat që futin hundët kudo dhe pak intrigante.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).