Art & Kulturë

Ekspozita “Weaving the Future III”

Ekspozita e titulluar “Weaving the Future III” nga tridhjetë e pesë artiste të ndryshme do të përmbajë vepra në mediume të ndryshme, si: pikturë, skulpturë, instalacion, fotografi, video dhe tekstil, duke nxjerrë në pah metoda dhe teknika tradicionale, si: qëndisje, tezgjah, thurje, qepje, kanavacë, fije dhe pëlhurë, me një mënyrë të re, duke i ndryshuar dhe transformuar në skulptura, piktura dhe instalime bashkëkohore.

Karakteristika e dukshme e kësaj ekspozite është se funksionon si një laborator i gjallë i ideve në zhvillim të vazhdueshëm. “Weaving the Future” filloi në qershor të vitit 2019 në Athinë me pjesëmarrjen e njëzet grave artiste. Pastaj udhëtoi në muzeun “Katsigras” në Larisa, ku do të jetë e hapur për publikun deri më 31 tetor 2021, e pasuruar me vepra të reja nga njëzet e nëntë artiste. Pas hapjes në Galerinë e Arteve në Shkodër (03 – 27.09.2021), udhëton në COD, me vepra arti nga tridhjetë e pesë artiste femra, që bashkëjetojnë në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën dhe me hapësirën, të integruara në një dialog të ri e shumë interesant me publikun.

Ekspozita hapet më 07 tetor 2021, ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 08 deri më 31 tetor 2021.

Artistet pjesëmarrëse: Artemis Alcalay, Annita Argiroiliopoulou, Ada Anastasea, Evangelia Basdekis, Vicky Betsou, Dimitra Chanioti, Thalia Chioti, Martha Dimitropoulou, Maro Fasouli, Efi Fouriki, Penny Geka, Kristi Grigoriou, Aikaterini Kanakaki, Marigo Kassi, Maria-Marika Koenig, Eleni Kotsoni, Beskida Kraja, Evdokia Kyrkou, Maria Lagou, Maro Michalakakos, Ioanna Myrka, Penelope’s Web, Margarita Petrova, Spiridoula Politi, Artemis Potamianou, Katerina Ribatsiou, Ifigenia Sdoukou, Fani Sofologi, Eleftheria Stoikou, Theodora Tsiatsiou, Vicky Vassiliou, Grigoria Vryttia, Betty Zerva, Maria Zygomala, Mary Zygouri.

Ekspozita “Weaving the Future III” kurohet nga znj. Efi Michalarou, kritike dhe kuratore arti, anëtare e seksionit grek të Shoqatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Artit.

RRETH NESH

COD, si një qendër unike kulturore, përjetohet nga vizitorët si një transformim sa fizik po aq edhe konceptual, pasi ka veçuar funksionalisht një pjesë të godinës historike të Kryeministrisë duke e vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve. Hapësirat e saj, përfshijnë: Hollin Protokollar/ Sallonin e Kryeministrisë, Bibliotekën, sallën “Tako Artistin”, Minilabi, Forumin, Hapësirën Digjitale, Dhomën e Takimeve dhe korridoret.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).