Artistët shqiptarë në Akademitë Italiane në gjysmën e parë të shekullit të XX”, që do të përurohet këtë javë pranë Rezidencës së Italisë, përmbledh disa vepra të rëndësishme të përzgjedhura nga piktorë shqiptarë të cilët në rininë e tyre studiuan në akademitë italiane: janë piktorë që zënë një vend të rëndësishëm në pikturën shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumë prej veprave të të cilëve u ekspozuan në muzetë më prestigjioze të Vendit.
Kjo ekspozitë së pari është një nderim për talentin artistik dhe forcën morale të njerëzve të cilët, të izoluar në Shqipërinë e Enver Hoxhës, u detyruan të bënin një zgjedhje ekstreme midis heqjes së lirisë së shprehjes dhe mërgimit. Ashtu siç shkruan në katalog Ylli Drishti, vetëm një pjesë e vogël zgjodhi arratisjen për të zhvilluar karrierën artistike dhe jetën në Itali. Shumica qëndroi, luftoi me sukses për të qenë në gjendje të shprehte veten pavarësisht kufizimeve ideologjike të imponuara nga regjimi. Të dyja palët bënë një zgjedhje të guximshme.
Ekspozita është pjesë e një projektit më të gjerë që Ambasada Italiane në Tiranë po kryen për rindërtimin e atyre lidhjeve midis Italisë dhe Shqipërisë që – gjatë viteve të Luftës së Ftohtë – dukeshin të ngrira, por që në realitet ishin ftohur nga një imponim i jashtëm që megjithatë nuk arriti të thyente afërsinë shumë të ngushtë kulturore midis dy Vendeve tona. Ideja që secila prej pikturave të ekspozuara në Rezidencë përmbledh përvojën dhe intimitetin e artistëve të formuar në Itali, besoj të jetë një kontribut i mëtejshëm në rindërtimin e historisë dhe kulturës sonë të përbashkët.