18-22 tetor 2018, në Tetovë dhe në Pogradec do të mbahet edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.
Në Edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Beat Brechbuhl (Zvicër), Gerry van der Linden (Holandë), Kristian Guttesen (Islandë), Gloria Sofia (Portugali), Elizabeth (Malta), Marisol Bohoruez (Kolumbi), Eliza Segiet (Poloni), Licilla Trapazo (Zvicër), Rokiah Hashi (Malajzi), Primozh Repar (Slloveni), Natalia Trevino (SHBA), Moan Shalaba (Izrael), Gema Bocardo (Spanjë), Jon Hoyer (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Noah Avala (Porto Riko), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Elena Prenxhova dhe Slagjana Bojanovska (Maqedoni), Erina Çoku, Ylli Çela dhe Arjan Kallço (Shqipëri), Brahim Avdili dhe Ndue Ukaj (Kosovë), Bardhyl Zaimi dhe Remzi Salihu (Maqedoni).
Festivali këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Komuna e Tetovës, Bashkia e Pogradecit.