Qendra STEPS ju fton në ekspozitën “Social Artistry Colorful People” ditën e shtunë më datë 11 Maj, ora 11:00-17:00 në Kalanë e Tiranës, Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë
Në këtë ekspozitë do të keni mundësinë të shihni punimet në telajo dhe punime handmade të realizuara nga Fëmijët e Institutit “Ramazan Kabashi” (Instituti i nxënësve që nuk shohin).
Ky event vjen në kuadër të programit vullnetar Social Artistry “Colorful People” tashme prej 3 vitesh. Qëllimi i këtij programit është përfshirja sociale dhe përmirësimi i gjëndjes emocionale të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe, nëpërmjetë metodës socio-artistike duke zhvilluar kapacitet artistike në pikturë, punime në baltë, handmade bashkëngjitur dhe terapinë e artit. Gjithashtu ky program synon sensibilizimin, thyerjen e steriotipeve në lidhje me aftësinë ndryshe dhe rritjen e përgjegjshmërisë sociale.