Art & Kulturë

ART nga Yasmina Reza

Premierë në Metropol!
ART nga Yasmina Reza

ART vepra e shkruar nga autorja franceze Yasmine Reza, e njohur dhe e vlerësuar me çmime të ndryshme vjen premierë së shpejti në Teatrin Metropol. “ART”, kjo komedi e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme, do të vihet në skenë nga regjisori Kriks Dumo. Vepra është përzgjedhur për t’u vënë në skenë e Metropolit, si pjesë e platformës mbështetëse që ky teatër aplikon prej më shumë se tre vitesh për artistët e rinj.

Komedia trajton problemet e artit dhe miqësisë midis tre shokëve, Mark, Serzh dhe Ivan. Shfaqja nis me një zënkë të Serzh me mikun e tij, pasi ka blerë një pikture të re. Është një vepër moderne arti për të cilën ka paguar rreth njëqind mijë dollarë. Mark nuk mund të besojë se shoku i tij ka shpenzuar aq shumë para për një vepër të tillë ekstravagante. Për Ivanin e torturuar nga problemet e dasmës dhe pakënaqësia ndaj punës si shitës, shoqëria me dy të tjerët është limani i vetëm i qetë, gati – gati i shenjtë. Por me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të vendosur paqen midis Markut dhe Serzhit gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe nga argumentet teorike mbi artin modern, kalohet në konflikt mbi gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit te shoqërisë së tyre të gjatë dhe të ngushtë. Vepra sjell pikëpyetje të shumta rreth artit dhe shoqërisë në të cilën ne jetojmë, si përfaqësues të së cilës janë tre shokët: Serzhi, Marku dhe Ivani.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).