Art & Kulturë

Ekpozita “Rizbulojmë Parkun”

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Liceun Artistik dhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare organizojnë ekpozitën “Rizbulojmë Parkun”.

Sëbashku me të rinjtë organizojmë jo vetëm ecje në një nga veprat më të bukura të arkitekturës landscape, por edhe ekspozitë me punime të studentëve me peisazhet dhe veprat e artit që gjenden në Parkun e Pallatit të Bridadave shoqëruar nga harqet e Liceut Artistit. Tridhjetë punime (vizatime, akuarele, pastelë) përfaqësojnë mbresat e artistëve të rinj tek zbulojnë skulpturat, kopshtet, arkitekturën e ndërtesave dhe bukuritë e fshehura prej kaq vitesh të këtij Parku. Për të zbuluar parkun vizitorët do shoqërohen jo vetëm nga një guidë që rrëfen më shumë rreth historisë dhe vlerave kulturore e mjedisore, por edhe nga tingujt e muzikës së harqeve të Liceut Artistik. Pallati i Brigadave arrihet me autobusin e linjës së Saukut ose me biçikleta.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).