Art & Kulturë

Dokumentari “The Jurney” te Reja të enjten

Më 19 Shtator 2019, prej orës 20:00, do të transmetohet dokumentari 85 minutësh; “The Journey” / “Udhëtimi” nga Fanny Bräuning (Zvicër)
Viti i prodhimit: 2018

Një burrë dhe një grua udhëtojnë nëpër botë me një furgon kampingu: Niggi, një fotograf pasionant, dhe Annette, dashuria e jetës së tij, paralizuar nga qafa e poshtë prej 20 vjetësh tashmë.

Me guxim, zgjuarsi dhe hijeshi ata marrin nga jeta, atë të cilën ka ende vlerë për të jetuar. Por çfarë ndodh me dashurinë, kur rrethanat e jetës ndryshojnë në mënyrë kaq drastike? Plot kureshtje dhe habi regjisori (dhe vajza) Fanny Bräuning niset në kërkim të përgjigjeve. Përfundimi është një film që të jep zemër, një nderim drithërues për jetën. Organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, nën patronazhin e Ambasadorit të Republikës Italiane në Shqipëri, Z. Alberto Cutillo.

hyrja do të jetë e lirë, ndërsa aktiviteti do të zhvillohet te Reja.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).