Art & Kulturë

Eja luaj në Parkun tënd, këtë të shtunë

Të gjithë fëmijët që janë të apasionuar pas lojrave Shah, Dam dhe Twist, janë të ftuar që të marrin pjesë në aktivitetin “Eja luaj në parkun tënd”, që organizohet nga Bashkia e Tiranës.

Çfarë do të ketë që fëmijët të dëfrehen? Lojra shahu në natyrë, me figura gjigande për të joshur më të vegjlit drejt kësaj loje që zhvillon mendjen. Po ashtu, do të ketë akrobatë dhe xhonglerë të Cirkut Kombëtar që do të ndezin atmosferën.

Mos e humbisni, sillni edhe ju fëmijën tuaj! Më 21 prill, tek ish-Fusha e Aviacionit, ora 10:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).