Që prej vitit 2013, EHW po eksporton një larmi të madhe të prodhimeve të veta në Rajonin Autonom të Makau, në Republikën e Kinës.
Suksesi i këtyre produkteve është aq i madh saqë menjëherë produktet kanë kaluar nga shitja në supermarket tek përdorimi i tyre në industrinë e hotelerisë. Jo vetëm vendasit, por edhe mysafirët dhe turistët në rajonin e Macau, i kanë cilësuar produktet e EHW si të shijshme, duke u bërë mjaft të pëlqyera në këtë zonë.