Nëntoka e Shqipërisë është e pasur me minerale të ndryshme, ku nxjerrja dhe përpunimi i tyre është një nga aktivitetet kryesore tek të cilat kompani të mëdha synojnë të bashkëpunojnë me shtetin shqiptar ose t’i privatizojnë.
Një analizë e publikuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, deklaron se në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar. Këto shifra mineralesh gjenden në minierën polimetalore të Munellës në Pukë, ku llogaritet se sasia e arit në këtë minierë të jetë rreth 4 tonë.
Kompanitë e shumta që kanë punuar në këtë minierë prej vitit 2000, janë marrë kryesisht me rivlerësimin e rezervave të bakrit dhe zinkut e më pak me shtimin e rezervave të reja.
Së fundmi, është rritur interesi i kompanive koncensionare edhe kundrejt mineraleve më të pakta në këtë minierë duke bërë një rivlerësim të rezervave të arit – një rezultat befasues dhe goxha i shtrenjtë prej 4 tonësh ar!