Ai cilësohet si një nga aeroportet më të mira në botë, kjo falë lehtësirave të shumta që ofron për udhëtarët.
Bëhet fjalë për aeroportin e Changit në Singapor, i cili së fundmi është shpallur si ‘pikëtakimi më i mirë në botë për udhëtarët’. Në këtë aeroport, ka rrëshqitëse në ujë brenda godinës, kinema 24 H e hapur dhe një pishinë në tarracë.
Indeksi i pasaportave ka publikuar ditët e fundit një listë, ku rendit pasaportat më të fuqishme në botë dhe në rradhë të parë, vendoset ajo e Singaporit.
Personat që janë të pajisur me pasaportën e këtij shteti mund të hyjnë në 162 vende të botës, pa vizë ose me statusin e marrjes së vizës pas mbërritjes në destinacion.
Megjithatë nuk është shumë e lehtë që ta marrësh këtë dokument. Një shtetar jo me origjinë nga Singapori, i duhet të jetë banor i përhershëm i këtij shteti dhe pas dy vitesh, do të mund të pajiset me këtë pasaportë.
Në vendin e dytë të kësaj liste, vjen Korea e Jugut, e cila i lejon banorët e saj të hyjnë në 160 vende, përfshirë edhe SHBA, Kanada, gati të gjithë Evropën, Australi, etj. Për ta marrë atë, duhet të keni 5 vite qëndrim zyrtar në këtë vend ose një vit qëndrim nëse jeni martuar me një shtetas korean.
Gjermania, Japonia, Italia, Franca, Spanja, Suedia dhe Finlanda (e cila u kurorëzua kohët e fundit si vendi më i lumtur në Tokë) ndoqën kryesimin në renditjen botërore. Shtetet e Bashkuara renditen të pestat, të lidhura me Kanadanë, Irlandën dhe Zvicrën.