Puccini shkroi dhe rishkroi rreth katër herë aktin e katër të operës “La Boheme”.
Ai i shkroi mikut të tij, Sor Giulio këto fjalë:
Kur kjo vajzë për të cilën kam punuar kaq shumë vdes, do të doja që ajo të dilte nga bota më pak për vete dhe pak më shumë për ata që e donin atë.
Dhe shtoi:
Kur gjeta ato akorda të errëta dhe të ngadalta dhe i luaja në piano, u emocionova aq shumë saqë mu desh të ngrihesha nga piano dhe në mes të dhomës fillova të qaja si një fëmijë. Më bëri të ndihem sikur pashë një nga krijesat e mia të vdiste.
Opera “La Boheme” vjen për publikun artëdashës në Pallatin e Kongreseve, në datat 16,17,18 dhe 19 Mars – Ora 19:00.