Merrni pjesë këtë të dielë, datë 8 shtator, në një seri aktivitetesh që organizohen për familjen në Galerinë Kombëtare të Arteve. Aktivitetet do të nisin në ora 14:00 dhe përfundojnë me mbylljen e Galerisë në ora 18:00.
Për të rriturit:
– Hapja e “SHOWROOM”, një hapësirë dedikuar librit dhe objekteve të dizajnit në ambientet e GKA-së e cila prezanohet në bashkëpunim me 28 November [ora 14:00]
– Guidë në ekspozitën e Kolë Idromenos nga studiuesja Eleni Laperi [ora 17:00]
– Pjesëmarrja në punëtoritë që organizohen për fëmijët
Për fëmijët:
– Punëtori të organizuar nga sektori i Edukimit në ekspozitën e Kolë Idromenos
– Lexime të shkurtra të tregimeve për fëmijë
– Kuti me materiale kancelarie si letra A4, lapsa me ngjyra e lapustila do të vendosen në sallën e ekspozitës për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të krijojnë në mënyrë të pavarur
Detaje:
• Hyrja në ekspozitën e Kolë Idromenos do të jetë falas për vizitorët.
• E diela është dhe dita e fundit që kjo ekspozitë do të mund të vizitohet nga publiku.
• Të gjitha aktivitetet që do të organizohen janë falas për të rriturit dhe fëmijët.