Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze “Shërbëtoret”, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Kjo dramë është shkruar nga Jean Genet dhe portretizon tre shërbëtore, të cilat luajnë një lojë fantastike, ku urdhërohen dhe janë në kryengritje të vazhdueshme ndaj zonjës së tyre. Madama e shtëpisë është një vajzë e re në moshë dhe e bukur, e cila urrehet prej tyre. Shërbëtoret bëhen shkaku i arrestimit të dashnorit të zonjës, pasi i kanë dërguar letra anonime në polici.
Në thelb të kësaj vepre është ideja e nënshtrimit dhe mungesës së kryengritjes, ku shfaqet një raport dashuri-urrejtje midis dy shërbëtoreve motra.
Me regji nga Kiço Londo dhe nën interpretimin në role kryesore të Laura Nezha, Dasara Xhangolli e Ilirda Bejleri, “Shërbëtoret” vijnë më 20 & 21 janar, ora 19:00 në TKE.
Trailer:
https://www.facebook.com/1439847529613884/videos/2009788005953164/