Aurela Gace vjen me koncertin e trete recital, me te madhin ne karrierën e saj ne Amfiteatrin e Liqenit.
Plot dy ore e 20 minuta janë programuar për te mbajtur publikun ne këmbë, me muzikën dhe energjinë saj.
Vetë Gace zbulon se për këtë koncert, ka zgjedhur të interpretojë këngët me te hershme te saj me te cilat ka nisur karrierën e deri te produksionet me te fundit.
Ato qe nuk do te mungojnë janë emocionet, thotë Aurela – duke shtuar se te tilla koncerte te mëdha ajo i shikon te domosdoshme për shoqërinë.