Ke një biçikletë të vjetër që të është prishur apo nuk e përdor më? Sille ta rregullojmë ne Falas. Kërkon një biçikletë të lirë, të përdorur. Hajde ta gjejmë ne me çmimin më të lirë të mundshëm në Ankandin e Biçikletave.
Do të mësosh të riparosh biçikletën vetë? Hajde të mësojmë ne. Do të praktikosh biçikletën apo ta mësosh? Hajde ta mësojmë ne.Do të kalosh kohë të bukur në një super atmosferë biçikletash dhe çiklistësh, të njihesh me udhëtimet tona me biçikleta? Hajde te Ankandi Biçikletave se është vendi i duhur për të gjithë studentët që kërkojnë një biçikletë të lirë dhe të mirë.
Mbi 200 biçikleta nga 3.000 ALL deri në 9.000 ALL
Short me 3 biçikleta falas për fëmijë dhe të rinj.
Bashkohu në ankandin e parë të biçikletave!
Riparimi falas i biçikletave nga Ora 11.00 – 15.00
Kursi për të mësuar riparimin e biçikletave nga Ora 15:00 – 18:00
Kursi për të praktikuar dhe mësuar biçikletën nga Ora 18:00 – 20:00