Art & Kulturë

“Të mësosh për njerëzit, planetin, begatinë dhe paqen”

A është edukimi një çelës parësor për të zbuluar të shkuarën, për të përmirësuar të tashmen e për të ndërtuar të ardhmen? Diplomacia një edukim kunder luftës, mjekësia një edukim mbi shëndetin, shkenca një edukim dhe nocion i pandalshëm në shërbim të njerëzimit, bamirësia një sfidë ndaj varfërisë, vllazërimi një sfidë ndaj racizmit , EDUKIMI një luftë ndaj padijes. A janë këto mjetet me të cilat shoqëria jonë po sfidon sfidat e botës globale përtej edukimit? Sa efikase janë këto mjete dhe cila është mbështetja politike, ekonomike dhe sociale që një shtet apo rajon ndërmerr?

Eja në Qendrën Rinore Tiranë, bashkohuni me EST në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit për të zbuluar e diskutuar me tepër sesi Bashkimi Europian fokusohet mbi edukimin, kërkimin shkencor, diplomacinë, rritjen ekonomike për të siguruar paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).