Një studim i kohëve të fundit ka dëshmuar se studentët të cilët i mbajnë shënim leksionet, kanë rezultate më të mira në teste se ata që nuk mbajnë asnjë shënim.
Por, të mbash shënim në telefona apo kompjutera nuk është e njëjta gjë dhe personat që e kanë provuar këtë metodë, nuk kanë patur rezultate të mira në krahasim me ata që kanë mbajtur shënime gjatë gjithë kohës më laps e letër.
Sipas psikologut Kenneth Kiewra, të shënuarit në letër të një leksioni apo diçkaje tjetër, ju bën mirë për shëndetin mendor.
Kështu, mendja pastrohet nga mendimet e tepërta dhe zvogëlohet stresi. Më poshtë janë disa këshilla, të cilat do ju ndihmojnë për të përmirësuar memorien tuaj.
- Teksa jeni duke dëgjuar një leksion apo një konferencë, mirë do të ishte që të mbani shënime të çfarëdo lloji apo edhe shkarravina, sepse ju ndihmojnë të kujtoni një çast të caktuar më vonë.
- Shkruani listën e detyrimeve që keni: Blini një kalendar për shënime dhe filloni të bëni një plan, pa pasur nevojën e telefonave apo kompjuterave.
- Mbani një ditar: sipas mjekëve, mbajtja e një ditari mund të sjellë kontribute të mira në shëndetin fizik dhe mendor të një njeri, e sidomos nëse jeni pak harraq.
- Kur jeni duke shkuar për të fjetur, shkruani paraprakisht disa momente nga dita që ju kanë bërë të lumtur dhe që do donit t’i ribënit përsëri.